Këngëtarja Shakira dhe ish-futbollisti i Barcelonës, Zherard Pike kanë arritur një marrëveshje për të zyrtarizuar divorcin e tyre. Ata deklaruan se prioriteti i tyre është garantimi i mirëqenies së fëmijëve të tyre.
Në këtë mënyra Pike pranoi që Shakira së bashku me dy fëmijët e tyre të ndalojnë së jetuari në Barcelonë për të jetuar në Majami.
Para pak ditësh u përfol se Pike kishte rënë dakort me Shakirën pasi ajo kishte vendosur ti linte shtëpinë që ai të jetonte me partneren e tij të re Klara Kia.
Por lajmi është përgënjeshtruar në programin ‘Socialité’, ku është zbuluar se shtëpia e tyre do të shitej me një çmim prej 10 milionë eurosh.