Ilir Metaj po e mbron resortin e Fanes sikur është ortak me të

Irfan Hasan Hysenbelliu është “bide”-ja e spiunit Ilir Rexhep Metaj/ Moralisht e politikisht, mbrojtja që po i bëhet resortit të Fanes, është njëlloj sikur Shkëlzen Sali Berishës e Endri Alksandër Meksit, t’u sekuestrohen bizneset e t’u shemben vilat që kanë ndërtuar mbi toka të grabitura e me milionat e vjedhura gjatë pushtetit të baballarëve dhe të thuhet se po sulmohet media e lirë…

Qëndrimi i Sali Berishës e Ilir Metajt në mbrojtje të resortit të Irfanit, po serviret si luftë kundër medias së lirë e të pavarur, kur realisht resorti nuk është seli e mediave të tij, por godinë biznesi turistik, hoteleri, parking, shezlongë plazhi e bodrume punishte për prodhim rakie dhe vere.

Prej 2 ditësh, por shikojmë që më agresive e pasionante, është mbrojtja e resortit të Fanes nga spiuni Ilir Metaj. Jo se djali i Rexhepit e ka (skrap)arli nga fshati djalin e Hasanit, por as për miqësi, sepse Likja e tregoi me Lefter Kokën, që tru e zemër ka vetëm interesat.

Deri tani, Ilir Metaj ka reaguar 8 herë personalisht e 4 herë si Kryetar i Partisë së Lirisë; ka çuar “non stop” pranë resortit të Fanes, vasalin Petrit Vasili dhe ka angazhuar krejt kryesinë e partisë dhe avokatë e ekspertë në mediat e Fanes.

Me të njëjtin egërsi e pasion deri me kërcënime ndaj Edi Ramës e shefes së IKMT Dallëndyshe Bici, spiuni Ili Metaj reagoi edhe në fillim të shtatorit 2022, kur Inspektorati Ndërtimor shkatërroi pishinat te resorti i Fanes, për të çliruar 4000 m2 plazh të rrethuar prej tij me mure betoni deri në brendësi të detit.

Në pozicionin si parti në opozitë, Ilir Metaj mund të bënte 1 apo 2 deklarata, për ta përdorur politikisht shkatërrimin e hotelit si biznes apo qoftë edhe si detyrim, për t’i shpërblyer publikimin e çdo konference shtypi që Fania i ka bërë falas në televizionet dhe gazetat e tij.

Por Ilir Metaj, po reagon tamam sikur është ortak kryesor në resortin e Fanes, sepse logjikisht, me kaq harbim veprohet vetëm kur të dëmtohen interesa ose kur pronarin e ke fëmijë, vëlla, motër apo dhëndër.

Irfanin nuk e ka vëlla apo dhëndër, por është folur shpesh e ka prova, që Ilir Metaj e ka përdorur si maskë për grabitjen e trojeve, pastrimin e miliardave me pallate e te birra “Korça”, apo dhe sekser për leje ndërtimi, emërime drejtorësh policie, tatimesh, doganash e shfrytëzim mediash të tij.

Moralisht e politikisht, mbrojtja që po i bëhet resortit të Fanes, është njëlloj sikur Shkëlzen Sali Berishës e Endri Alksandër Meksit, t’u sekuestrohen bizneset e shemben vilat që kanë ndërtuar mbi toka të grabitura e me milionat e vjedhura gjatë pushtetit të baballarëve dhe të thuhet se “po sulmohet media e lirë”, ngaqë këta kanë hapur televizione familjare “Qendra zëri me figurë”, për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e tyre./Pamfleti