Detaje të reja zbulohen nga skandali i korrupsionit që përfshiu parlamentin Evropian.
Gazeta Le Soir, ka përshkuar me detaje operacionin ku ranë në pranga katër persona, mes tyre eurodeputetja Eva Kaili, babai dhe bashkëshorti i saj, si edhe ish-deputeti italian Antonio Panzeri dhe shtetasi Z. T.
“Një njësi speciale e policisë po priste jashtë shtëpisë së eurodeputetes greke, Eva Kaili. pasi për shkak të imunitetit të saj shtëpia nuk mund të bastisej, shkruan media belge.
Duke shpjeguar rolin e bashkëshortit të saj Francesco Giorgi, raporton: “Është një nga të dyshuarit kryesor në operacionin antikorrupsion që prokurorët kryen mëngjesin e 9 dhjetorit, që ishte planifikuar me kujdes që nga mesi i korrikut.”
Minutat e para të operacionut nuk janë regjistruar në bazën kombëtare të të dhënave të policisë belge për të shmangur ndonjë rrjedhje informacioni.
Giorgi u arrestua pasi doli me makinë nga garazhi i banesës dhe u ndoq nga njësitë speciale. Atij iu sekuestrua edhe telefoni.
Në kuadër të hetimeve janë kontrolluar banesat e disa prej asistentëve në Parlamentin Evropian, zyrtarëve dhe mbi të gjitha shtëpia në Bruksel e ish eurodeputetit italian, Antonio Panzeri.
Hetuesit i gjetën 600 mijë euro kesh pasi Panzeri konsiderohet si truri i organizatës kriminale që po hetohet për financim nga Katari, me akuzën se morën para të majme dhe dhurata për të ndikuar në vendimet e PE.
Përveç Panzerit dhe Giorgit, dy persona të tjerë në listë janë bosi i sindikatave Luca Vinsenti, si edhe një person i katërt me origjinë italiane me iniciale Z. T.
“Telefonat celularë dhe kompjuterët u konfiskuan, ndërsa disa zyra të asistentëve u vulosën për kontroll të mëtejshëm”, thekson Le Soir, “ndër to edhe zyrat e asistentëve të eurodeputetëve belgë, Marie Arena dhe Marc Tarabella.”
Babai i Eva Kailit
Ai u arrestua jashtë hotelit Softiel në Bruksel.
“Kaili dhe bashkëshortja e tij ishin për disa ditë në Bruksel. Vjehrri i Francesco Giorgi mbante në dorë një valixhe të zakonshme të mbushur vetëm me kartëmonedha 50 euro. Ai u kap nga ekipi i policisë”, thuhet në raportim.
Gazeta belge pohon se me babain e Kailit u vendos që imuniteti që gëzonte nga nënkryetarja e Parlamentit Evropian, të mos zbatohej.
Në shtëpinë e Eva Kailit janë gjetur valixhe dhe çanta shpine me para. “Ne zakonisht i gjejmë në kontrollet e shtëpive të tregtarëve të drogës,” tha një burim për Le Soir.
“Ata ishin të mbushuara me kartëmonedha 20 dhe 50 euro. Policia nuk ka përcaktuar shumën e saktë pasi paratë janë dërguar në laboratorë për analiza. Por sipas burimeve në valixhen e babait të Eva Kailit u gjetën afërsisht 600 mijë euro dhe në shtëpinë e eurodeputetes greke 150 mijë euro cash”, raporton media belge.
Le Soir thekson gjithashtu se “apartamenti i Eva Kailit ishte i mobiluar me dhurata që mbanin firmën e vendit të dyshuar të përfshirë në skandalin e korrupsionit: medalje dhe sende të tjera me vlerë nga Katari. Kaq shumë elementë për të cilët çifti Kaili- Giorgi dhe babai i eurodeputetit grek duhej të jepnin shpjegime gjatë fundjavës”.
Lidhja e fundit e zinxhirit ishte “një operacion i fundit delikat kur u vendos të kontrollohej shtëpia e eurodeputetit belg Mark Tarabella.”
Megjithatë, për të kryer hetimin, prania e Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metzola , ishte e nevojshme pasi neni 59 i Kushtetutës belge kërkon një prani të tillë në rast të një hetimi të një eurodeputeti të zgjedhur në Belgjikë.
Kryeprokurori thirri urgjentisht Metzola e cila ishte në Maltë dhe u nis menjëherë drejt Brukselit.
“Policët çuan Metsola në shtëpinë e Tarabela dhe ekipi mbërriti në kohë për t’i konfiskuar celularin dhe kompjuterin e tij”.
Le Soir shprehet se “fillimisht ai ishte inatosur për faktin që Katari do të priste Botërorin 2022 por vitin e kaluar u “zbut” ndjeshëm, duke arritur deri në atë pikë sa të bënte edhe ndërhyrje në favor të vendit”.
Eva Caili, Francesco Giorgi, Antonio Panzeri dhe shtetasi “Z. T.” akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe krim të organizuar ndërsa pritet vendimi nëse do të lihen në burg.