Të paktën 43 persona janë shpëtuar në Kanalin anglez pasi gomonia ku po udhëtonin për të hyrë ilegalisht në Britani u përmbyt.
Disa nga të shpëtuarit janë nxjerrë nga gomonia dhe disa nga ujë. Ndërsa aktualisht flitet për 3 viktima.
Të mbijetuarit janë dërguar në Britaninë e Madhe, sipas Sky News.

Operacioni i kërkimit vazhdon, por ka pak gjasa për të mbijetuar. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes, tregojnë një numër emigrantësh që shpëtohen nga një gomone e shfryrë.
Ata mbajnë veshur jelek shpëtimi dhe po ndihmohen në një varkë shpëtimi Dungeness.
