Botërori 2022 është mbyllur me fitoren e Argjentinës e cila ia ka dalë të bëjë të sajin trofeun e lakmuar duke vendosur yllin e tretë në fanellë. Por përtej suksesit, ka pasur edhe zhgënjime dhe kanë qenë disa përfaqësuese të cilat nuk kanë arritur rezultatet e pritshme.Kjo ka qenë tema e sondazhit të “Panorama Sport” në ditët e fundit, teksa u kërkohej lexuesve të votonin mes Belgjikës, Brazilit, Gjermanisë, Portugalisë dhe Spanjës si zhgënjimi më i madh në këtë eveniment ku pritej të ishin protagonistë kryesorë e ndoshta t’i shkonin deri në fund.
Për 50,68% të lexuesve, Gjermania është zhgënjimi më i madh, ndoshta edh për faktin e thjeshtë se ajo nuk ia doli as të kalonte grupin ndonëse nga shumëkush shihej si një kandidate për të marrë trofeun. Në vendin e dytë është Brazili me 23,98% të votave, ndërsa më pas vijnë me radhë Belgjika (12,22%), Spanja (9,84%) dhe Portugalia (3,28%).