E aksidenton për vdekje dhe largohet, gjendet një viktimë i paidentifikuar në aksin Elbasan-Peqin

Një person i paidentifikuar është gjetur i pajetë në rrugë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.