Një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Burime bëjne me dije se shtetasi Genti Isai, ka patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qënë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën.