Të gjithë në rresht para mafies së ndërtimit Kol Noku, pavarësisht se një ditë mund të përfundojnë një nga një në burg si Romina Pulaj.
Komisariati i Policisë Sarandë, IMT Sarandë dhe Dita e INUK-ut janë vënë në shërbim të krimit dhe korrupsionit, duke mbuluar ndërtimet pa leje në Saranë.
E çuditshme është se, edhe kur denoncohen rastet flagrante, nuk ndërmerret asnjë hap për të ndërprerë aktivitetin kriminal.
Me bujë të madhe u reklamua nga policia Sarandë se një çift bashkëshortësh nga Saranda janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore.
Janë identifikuar Kristo, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe. Është i vetmi operacion që policia Sarandë ka finalizuar me sukses, duke arrestuar dy pleq që ndihmonin gjithë Sarandën.
Nga ana tjetër, ditën e sotme po vijon ndërtimi pa leje nga Kol Noku, i cili i ka detyrime shtetit 650.000.000 lekë, por nga policia dhe prokuroria jo vetëm nuk hetohet, por favorizohet.
Për këtë subjekt ka vendim pezullimi, prishje dhe dënimi me gjobë nga “IMT” Sarandë, për të mos vijuar punimet, por sërish Kol Noku me bekimin e policisë dhe me miratimin e inspektorit të “IMT” Sarandë, Korrado Roboçi, vijon ndërtimin me kompaninë e krimit “Noku-Os-2008”.
Këto video të siguruara nga Prapaskena konfirmojnë se si Kol Noku vijon ndërtimin pa leje.
Pse nuk arrestohet në flagrancë Kol Noku, si në raste të ngjashme?
Pse Korrado Roboçi nuk vepron ndaj ndërtimit pa leje?
Përse e favorizon dhe nuk e arreston policia e Sarandës inspektorin e “IMT” Sarandë, Korrado Roboçi, siç veproi me Romina Pulaj?
Po shefi i komisariatit pse nuk vepron për të zbatuar ligjin?
Po Prokuroria e Sarandës pse nuk nis hetimet kryesisht?
Aktiviteti i Kol Nokut
Ndërtimet pa leje e kanë kthyer Sarandën në një zonë krimi dhe pastrimi parash.
Pikërisht ndërtimet pa leje kanë çuar për ndjekje penale dhe pas hekurave kryeinspektoren e ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, Romina Pulaj.
Kjo e fundit dyshohet se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës.
Kolë Noku, një biznesmen i dyshimtë ndërtimi, ka ndërtuar pa leje 3 kate të një objekti në mes të qytetit Sarandës, ku megjithatë endet i lirë pa asnjë ndërshkim.
Kohët e fundit kundër këtij oligarku ka filluar një hetim penal si nga prokuroria e Sarandës, njëkohësisht edhe nga ana e hetimit tatimor Tiranë, dukke futur në rreth për fshehje të të ardhurave dhe evasion fiskal.
Njëkohësisht nga informacionet e kërkuara nga ana jonë, Kol Noku është nën hetim edhe nga “SPAK” për korrupsion dhe pastrim parash.
Kolë Noku, është administrator administrator i shoqërisë “Noku 2008”, shoqëri e cila ka detyremte tatim taksa të cilat kapin vlerëmn 600 mijë euro.
Noku nuk shlyen detyrimet, por nga ana tjetër ekspozon luksin para SPAK-ut.
Kjo shoqëri ka marrë një lejë ndërtimi nga Bashkia Sarandë, për të ndërtuar pallat në pronën e Aleko Likës, por pallati nuk është ndërtuar brenda afatit kohor prej 3 vitesh, afat kur duhej të zbatohej leja e ndërtimit.