Gllabëroi mbi 300 milionë euro, shembje dherash në Rrugën e Arbrit. Aksi u ndërtua pa skarpate mbrojtëse, qytetari: Çfarë bën SPAK?

Rruga e Arbrit vijon të jetë e pasigurt për të gjithë ata që e përdorin këtë aks për të lëvizur drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.

është ky shtet kështu? Duhet të zhduket njëherë e përgjithmonë. Paguajmë taksa dhe rruga është krejt gropa. Bombola është për të bërë kafe jo për të ndërtuar rrugën e Arbrit”, tha një banor për “News 24”.

“NË GREQI NUK KA RRUGË TË TILLA”

Ndonëse është një rrugë që do t’i kushtojë shumë taksapaguesve shqiptarë, cilësia e punimeve në segmentin pranë njësisë administrative Xibër lë shumë për të dëshiruar. Drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja e rrugës, iu rrezikon jetën pasi deformimet janë pambarim.

“Nuk është ‘by pass’ siç e quajnë këta false. Është turp me i thënë ashtu. Është tmerri i makinave. Kjo nuk është Rruga e Arbrit. Kjo është rruga e tmerrit”, tha një drejtues mjeti i indinjuar. Shumë keq. Sot, kemi ardhur nga Greqia dhe rruga është për ibret. Do bëhen aksidente. Ujërat janë në mes të rrugës. Në Greqi nuk ka kështu rrugësh. Nuk gjen as në fshatra të braktisur. Nuk mund të ndodhë. Ky është korrupsion i gjallë. Mjerë ata që kanë ngelur këtu. Më vjen keq për njerëzit tanë”, tha një emigrant i sapokthyer në Dibër pak ditë më parë