E trishtë/ Babai gjen djalin të mbytur në lumë, dalin detajet tronditëse (Emri)

Jurgen Merkaj, një i ri nga Berati, është gjetur i pajetë nga babai i tij në lumin e fshatit Orizaj. Ai kërkohej nga familje prej pasdites së të shtunës, e madhe apeli për ndihmë ishte bërë edhe në rrjetet sociale.

Ata publikuan foton dhe ftuan këdo që mund ta njihte/shikonte Jurgenin, të telefononte familjen. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ka qenë vetë babai i të riut që e ka gjetur djalin të pajetë në lumë.

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat. Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.