Milani mori një humbje të rëndë me rezultatin 0-3 përballë Interit në Superkupën e Italisë. Pas sfidës, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli u shpreh tepër i zhgënjyer për mënyrën si reagoi skuadra në këtë takim.“Kemi luajtur një pjesë të parë që s’duhet ta bënim në një ndeshje si kjo. Kemi bërë shumë gabime. Më pas u bë një ndeshje e komplikuar. U munduam të rihapnim sfidën me një start të mirë në pjesën e dytë, por bëmë shumë pak.
Gabimet? Nuk jemi mësuar me këto gabime, sidomos kur i bën me kundërshtar që të ndëshkojnë. Nuk jemi në momentin tonë më të mirë dhe duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh Pioli për “Mediaset”.