I mjaftuan vetëm pak minuta në fushë për të lënë gjurmë, shikoni momentin kur Asllani turpëron Teo Hernandezin me një lëvizje

Vetëm pak minuta në fushë i mjaftuan Kristjan Asllanit për të lënë gjurmën e tij në finalen e Superkupës ndaj Milanit, ku skuadra e Interit triumfoi me rezultatin 0-3.Futbollisti shqiptar u hodh në fushë në minutën e 84-t në vend të Çalhanoglu, teksa në minutën e katërt të shtesës, Asllani “rrëmbeu skenën” me një lëvizje mjeshtërore, duke nxjerrë blof, mbrojtësin e Milanit, Teo Hernandez.

Një veprim më notën “10” ky i mesfushorit shqiptar, i cili e pasoi topin me shumë siguri te Lautaro Martinez. Për më tepër shikoni videon spektakolare