Kur termi “luftë” bëhet një dramë e përditshme në Sarajevë, kryeqyteti multietnik i Bosnjës, Predrag Pasiçit, një ish-futbollist modest, i lind një ide. Ngrihet, vishet shpejt, ecën me vrull nëpër qytet, duke shpresuar të mos qëllohet nga snajperët serbë, kroatë, myslimanë.Ai mbërrin në një radio lokale ku deklaron: “Më 15 maj fillojnë përzgjedhjet për shkollën e futbollit Bubamara. Paraqituni në fushën e Skënderijës në orën 16:00”. Pasiç do të donte të bënte diçka për ata që mbetën në Bosnje nën bomba, por për të arritur në terrenin e tij të stërvitjes, fëmijët do të duhet të kalonin një urë të ruajtur nga snajperët. “Është çmenduri,” mendon ai, “askush nuk do të vijë”. Mbërrijnë dyqind: mes tyre është edhe i vogli Edin Xheko.
NXITIMTHI – “Bubamara” në Sarajevë quhet nusepashka. Një simbol i fatit për ata që shohin botën të shembet çdo ditë. Ashtu si Xheko, i cili do të donte të kalonte ditë e natë me topin në këmbë, por një pasdite ndalohet nga nëna e tij, Belma: “Sot mos shko në park, është shumë e rrezikshme”. Edin është shumë i mërzitur, por këshilla e nënës i shpëton jetën: parku bombardohet nga serbët e Bosnjës. Ka të vdekur dhe të plagosur. Një nga bashkëlojtarët e tij të ardhshëm ndërkombëtar, Vedad Ibisheviç, humbet babanë e tij gjatë spastrimit etnik. Mënyra e shpëtimit është njoftimi i Pashiçit: fëmijët më në fund mund të kthehen te futbolli. Edini merr për mrekulli mbështetjen e nënës së tij dhe më 15 maj 1993 vrapon përtej urës, duke u kapur për dore me fëmijët e tjerë që kanë të njëjtën ëndërr. Edhe lojtarët e vegjël, si protagonistët e luftës, vijnë nga kudo: serbë, kroatë, boshnjakë, ortodoksë, myslimanë. Pasiç, për seancat e para stërvitore me fëmijët e tij në Bubamara, kujton: “Jashtë qëllonim njëri-tjetrin, për disa dallime feje e kombësie. Unë u mësova atyre se ishin pikërisht këto që na bënë të fortë dhe që aty nisëm të mendojmë si një ekip”.
EDHE NË KOSOVË – Sulmuesi i ardhshëm i Interit dhe Ervin Zukanoviç, një anësor i mirë ndër të tjera për Atalantën, Romën dhe Xhenoan u rrit gjithashtu në radhës e Bubamaras. Pasiç shpjegon futbollin dhe mirësjelljen: “Jashtë palestrës shpesh dëgjonim të shtëna gjatë stërvitjes. Më pëlqen të mendoj se në vend të kësaj i ndihmova djemtë e mi të nxjerrin në pah pjesën e tyre më të mirë”. Pastaj nata e gjatë e Sarajevës merr fund: dalëngadalë Bosnja vendoset në hartat e botës. Pasiç dhe Bubamara, megjithatë, nuk i mbyllin dyert; vazhdojnë iniciativat e tyre për fëmijët viktima të luftës dhe në vitin 2001 zbarkojnë në Kosovë, një luginë tjetër gjaku dhe lotësh. Disa lojtarë të Romës janë me ta: Tomazi, Di Françesko dhe Mangone ndalojnë në Ballkan si kampionë të Italisë: Nisma e Pashiç synon të afrojë futbollistët e mëdhenj me fëmijët. Dhe ia del me sukses: Di Biaxho, De Ashentis dhe Deli Karri gjithashtu shfaqen në ato anë. Luhet një ndeshje mes kampionëve të Serisë A dhe një përzgjedhjeje boshnjake, ndërsa fëmijët e Bubamarës brohorasin: Ballkani fiton 6-5. Kush e merrte me mend, por mes tyre ishte edhe 15-vjeçari Dzeko, i cili është bërë një xhevahir në radhët e Zeljezniçarit.
LIDHJE ZIKALTËR – Ka ende një fije të përbashkët mes Bubamarës dhe Edinit. Në të vërtetë, zikaltër: sulmuesi bën Interin të brohorasë në moshën 36-vjeçare, krijesa e guximshme e Pasiçit në vend të kësaj është bërë pjesë integrale e projektit “InterCampus”, i cili ka marrë pjesë prej 25 vitesh në iniciativa solidariteti për të rinjtë boshnjakë dhe i lejon ata të luajnë futboll. Xheko ruan kujtimet e Sarajevës në mendjen dhe zemrën e tij: përveç shënimit të golave dhe ngritjen e trofeve të Serisë A, ai financon ndërtimin e shtëpive familjare në Bosnje dhe është ambasador i “Unicef”-it. Nusepashka i solli fat.