Milani kërkon të rikthehet te fitorja në sfidën e radhës, pas katër sfidash në kampionat, Kupë dhe Superkupë që nuk fiton. Dueli i radhës për kuqezinjtë është përballë Lacios në transfertë dhe për këtë sfidë trajneri Stefano Pioli u shpreh se skuadra e tij nuk është aspak e frikësuar. Duhet ta kalojmë këtë moment të vështirë. Do të jetë një tjetër test të cilin duhet ta kalojmë të bashkuar. Jemi mësuar me kritikat, sepse performancat tona kanë qenë nën nivelin që duhet të ishin.
Jam përgjegjës për këtë grup. Ata kanë qenë mjaft pozitivë dhe na kanë dhënë mjaft energji. Tani duhet të përballemi me gjërat negative. Duhet të bëjmë më mirë.
Teo dhe Zhiru janë mirë, kështu thonë testet e kryera. Unë flas me ta çdo ditë, por besoj se çdo gjë është psikologjike pas asaj finaleje të humbur në Botëror.
Nesër dy skuadra të mëdha do të përpiqen të dominojnë njëra-tjetrën. Ne duhet të jemi më dominues se ta. Ata kanë kualitet, me lojtarë që mund të kontrollojnë lojën, gjë që na vendos ne në vështirësi”, u shpreh Pioli.