E mbylli me Interin me karton të kuq? Menaxheri i Skrinjar: Nuk ekziston mundësia që të rinovojë

Milan Skrinjar ishte protagonist i humbjes së Interit përballë Empolit, pasi në sfidën e sotme të cilën e nisi si titullar, la ekipin e tij me 10 lojtarë që në pjesën e parë duke u ndëshkuar me të kuq. Por sikur të mos mjaftonte kjo, menaxheri i tij, ka konfirmuar se mbrojtësi nuk ka ndër mend të rinovojë me Interin duke i hapur kështu rrugë çdo hipoteze, edhe asaj të largimit në merkaton e janarit.“Ishte Interi që vendosi të nxirrte në treg Skrinjar këtë verë, jo futbollisti”, shpjegoi fillimisht menaxheri i tij, Roberto Sistiçi. “Kjo çoi në bisedime mes Interit dhe PSG-së për të cilat u informuam në verë. Por në një moment ata u ndërprenë. Lojtari e priti me qetësi dhe profesionalizëm këtë vendim.

I jemi përgjigjur pozitivisht çdo kërkese për takim të klubit. i kemi bërë propozimin tonë ekonomik dhe na kanë bërë propozimet e tyre. Para festave të fundvitit, i komunikova Interit vendimin që nuk do të pranohej propozimi i tyre, siç e përsërita para finales së SUperkupës, kur informova Marotën dhe Auzilion që ishim të lirë të dëgjonim oferta nga klube të tjera.

Nuk jemi ne që kemi folur për PSG, as nuk ishim ne që bëmë të rrjedhin lajme për situatën e lojtarit dhe Interit. Mund të them se ka kontakte me disa klube, jo italiane. Për momentin nuk ekziston mundësia që të rinovojë. Por ai është profesionist dhe do të respektojë fanellën deri në fund”, tha menaxheri i mbrojtësit.