Mbrëmja e sotme në Serinë A italiane rezervoi një rezultat surprizë, teksa Empoli mposhti Interin me rezultatin 0-1 në duelin e zhvilluar në “San Siro”.Një derbi shqiptarësh në fushë ai mes Bajramit dhe Asllanit, teksa ishte Nedimi ai që triumfoi. Mesfushori i Empolit, u bë protagonist me asist në këtë duel, ndërkohë që qëndroi në fushë 74 minuta. Vlen të theksohet fakti se Asllani realizoi 28 pasime të sakta nga 34 në total, teksa u vlerësua nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” me notën 6.9.Ndeshje tejet pozitive edhe për Kristjan Asllanin. Talenti shqiptar i Interit, u hodh në fushë në minutën e 71-të, duke zëvendësuar Barelën. Edhe pse vetëm 24 minuta në fushën e lojës (19 koha e rregullt + 5 shtesë), Asllani regjistroi 14 pasime të sakta nga 16 në total, si dhe fitoi 3 nga 4 duele.Mesfushori e preku 23 herë topin, gjithsesi të gjitha këto statistika nuk mjaftuan që Interi të dilte nga fusha e lojës qoftë edhe me një pikë. Në fund Asllani u vlerësua me notën 7 nga “Sofa Score”.