Në shtëpinë e Palermos, ditët e fundit të merkatos mund të jenë vendimtare për t’i dhënë një përforcim skuadrës, që deri tani është ndërtuar mirë.Drejtori sportiv Rinaudo po punon në qetësi për të gjetur profilet e duhura për të përmbushur nevojat e trajnerit Euxhenio Korini. Siç raporton “Mediagol.it”, drejtuesit e Palermos kanë trokitur në derën e Breshas për të kërkuar informacion për mesfushorin cilësor Emanuele Ndoj.
I lindur në vitin 1996, ai është një profil i përshtatshëm dhe me një vizion të shkëlqyer loje. Ndoj e ka shprehur aftësinë e madhe për të krijuar raste për shokët e skuadrës dhe gjithashtu ka edhe një goditje të mirë nga distanca. Kujtojmë që te klubi i Palermos ka rol drejtues në akademi edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani.