Ish-kryeprokurorja Ina Rama, e cila tashmë është relatore në Komisionin e Posaçëm të Apelit, i njohur ndryshe si shkalla e dytë e vettingu për prokurorët dhe gjykatësit është vlerësuar me “notë negative” nga monitoruesit ndërkombëtarë.
Ajo ka marrë më shumë se çdo relator tjetër mendim pakice në vendimmarrjet e saj. Mendimi i pakicës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka vlerë jo vetëm për cilësinë e vendimmarrjes, por edhe për të demonstruar rëndësinë profesionale që anëtarët i japin procesit të vlerësimit nga ana e tyre.
Në rastin shqiptar mendimi në pakicë, sidomos në çështje me sensibilitet të lartë publik është deri diku edhe tregues integriteti, por në rastet e njohjeve personale apo mjedisit të jashtëm ndikues, votat në pakicë mund të jenë edhe çështje pragmatizmi.
Por si është e vërteta dhe pse Ina Rama është vlerësuar me “notë negative” nga monitoruesit ndërkombëtarë?
E vërtata është se, Ina rama në kohën kur ka qënë Prokurore e përgjithshme ka pasur nën hetim disa çështje të cilat lidheshin me investimet ruse në shqipëri dhe pikërisht të oligarkut Oleg Deripaska.
Duke qënë se ina rama ishte duke e hetuar dhe para se të dilte në konkluzion ka ndikuar në mënyrë të paligjshme Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, I cili pak ditë më parë është arrestuar për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.
Për këtë nder të kryer tashmë nga Ina Rama e cila ka zhdukur dosjen e Oleg Deripaskës , dyshohet se Charles McGonigal, ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, ka ndikuar te miku i tij Edi Rama, për të vendosur në në krye të KPA ish Prokuroren Ina Rama.
Ky fakt është konstatuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe për këtë arasye e kanë vlerësuar me “notë negative”.