Lëvizje e papritur në Bundesligë, klubi që po surprizon këtë sezon arrin akordin me ish-yllin e Realit

Union Berlini duket se ka bërë një goditje vërtet interesante në orët e fundit të merkato, me klubin gjerman që ka arritur marrëveshjen me mesfushorin spanjoll, Isko.30-vjeçari ndërpreu kontratën me Sevijan dhe për momentin është pa skuadër.

Kështu surpriza e këtij sezoni në Bundesligë ka ndërhyrë menjëherë dhe duket se palët kanë gjetur akordin, që sipas “Sky Sport Germany”, pritet vetëm zyrtarizimi që do të vijë në orët në vijim.