Hakim Zijeh pritet të jetë lojtari më i ri i PSG-së.Fantazisti maroken duket se ka preferuar një kalim të mundshëm te kampionët e Francës, me Çelsin që është i gatshëm ta lërë të lirë prej kohësh.
Ai pritet të huazohet në Francë, por pa të drejtën e blerjes në verë, gjë që do e bëj atë të kthehet sërish te Çelsi.
Zijeh prej kohësh ishte një nga objektivat kryesor të Milanit, por duket se kuqezinjtë nuk kanë arritur ta bindin siç duhet marokenin.