Nikolo Zaniolo pritet të jetë futbollisti më i ri i Gallatasarajit.Siç bëjnë me dije mediat italiane, Roma ka pranuar ofertën e ardhur nga klubi turk për 20 milionë euro, plus 2 milionë bonuse.
Çdo gjë pritet të bëhet zyrtare në orët në vijim, me mesfushorin italian që është duke udhëtuar drejt Stambollit për të firmosur kontratën.