Dikur armiq, ndërsa sot Ramos është i lumtur që e ka Mesin në ekip: Te Barça ai ishte mësuar…

Lionel Mesi i dhuroi fitoren PSG kundër Lilës në minutën e 94′ me një gol nga goditja e dënimit duke i dërguar shifrat në 4-3.Pas sfidës, argjentinasi u duartrokit dhe vlerësua nga të gjithë për atë supergol.

Një ndër ta ishte dhe mbrojtësi i PSG-së Serxhio Ramos. Edhe pse dikur ishin rivalë kur luanin për Realin dhe Barçën, ata sot janë shokë në ekip.

“Nuk jam më i befasuar nga Mesi. Te Barça ai ishte mësuar të vendoste ndeshjet si ndaj Lilës. Më vjen mirë që ai është tani në ekipin tim”, përfundoi Ramos.