Milani nis punën në merkato, kuqezinjtë në “valle” për anësorin e talentuar amerikan

Për momentin çdo skenar merkatoje është i mundshëm. Kjo është arsyeja pse drejtuesit e Milanit po vëzhgojnë shumë lojtarë në çdo sektor të fushës. Një prej tyre, sipas “Sportmediset”, mund të mbante firmën e “RedBird” të Xherri Kardinales.“Djalli”, në fakt, thuhet se po vëzhgon me shumë kujdes një talent të ri nga “Major League Soccer” në SHBA. Madje, për djaloshin në fjalë do të kishte hyrë në garë me Juventusin.

Fjala është për Kejd Kouell, i lindur në 2003-shin, anësori i majtë në pronësi të San Hozesë. Një futbollist i talentuar që ka tërhequr interesin edhe të Njukasëllit dhe Bajernit të Mynihut.Mbetet për t’u parë do të ketë sukses ndikimi i Kardinales në sportet amerikane në shtyrjen e Milanit në vendin e parë për amerikanin që si profesionist krenohet me 91 ndeshje, 12 gola dhe 9 asiste.