Njëri nga tre banorët e numinuar të kësaj jave, Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Beldi Mane pritet të largohen sonte (e martë) nga Big Brother VIP Albania.
Por, para se të nis nata e spektaklit të tre banorët janë vënë para banorëve të tjerë për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Njëra nga pyetje ishte se çfarë do të ndodhte nëse është Luizi ai që sonte eliminohet nga shtëpia e famshme.
Kiara tha se sipas saj nëse Luizi largohet, shtëpia sipas saj do të shkonte në gropë.
Ndërsa, Bledi ishte më i detajuar në mendimin e tij rreth largimit eventual të Luizit.
Ai tha se në rast të largimit të këngëtari shtëpia do të binte në një qetësi dhe do të dukej si një ‘agjenci funeralesh’.