Liverpuli përjetoi një natë dramatike, teksa u mposht me rezultatin 2-5 nga Reali në duelin e zhvilluar në “Anfield” të vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Edhe pse skuadra e Jyrgen Klop e pa veten në avantazh të dyfishtë, nuk arriti ta menaxhonte këtë epërsi, duke pësuar më pas plot 5 gola.Me këtë disfatë, Liverpul u bë skuadra e parë në historinë e Championsit, që kalon në epërsi 2-0, por më pas humbet ndeshjen me një diferencë prej 3 golash.