Karim Benzema vijon të mahnisë me golat dhe performancën e tij. Kapiteni i Realit të Madridit realizoi dopietë në duelin ndaj Liverpulit që u fitua nga spanjollët me rezultatin 2-5.Falë kësaj dopiete, francezi u bë lojtari që ka shënuar më shumë gola kundër Liverpulit në Champions, plot 6 të tillë. Katër nga këto gola, Benzema i ka shënuar në “Anfield”, duke u bërë gjithashtu dhe lojtari që ka shënuar më shumë gola si mysafir në këtë kompeticion.Një tjetër statistikë interesante është se fituesi i “Topit të Artë” ka tundur 19 herë rrjetën në 19 ndeshjet e tij të fundit në Champions. Benzema kah shënuar 12 gola në 7 ndeshjet e fundit.