Françesko Açerbi ka shoqëruar Inzagin në konferencën për shtyp, ku ka pohuar se me Porton është një mundësi e mirë për të siguruar kualifikimin edhe pse për të do të vendosin detajet.PËRGATITJET – “Ne jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë diçka të rëndësishme edhe sepse, pas ndeshjeve ndaj Barcelonës dhe Bajernit, e dimë vlerën tonë. Duhet të luajmë me vendosmëri, shkurt, duke ditur se ka dy ndeshje, por që e para do të jetë para tifozëve tanë. Fillimi i mirë do të jetë një gjë shumë e rëndësishme. Porto është skuadër e fortë, e mësuar me këto faza, kanë lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Duhet të jemi të ekuilibruar dhe të qëndrojmë në lojë për 95 minuta. Mendoj se nuk ka një mënyrë të duhur si përgatiten këto ndeshje, pasi mendërisht ti je gjithmonë gati për të luajtur ndeshje të tilla. Shpresoj që të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer”.
QËNDRIMI – “Kualifikimi ndaj Portos është një mundësi që ne duam ta shfrytëzojmë. Duhet të jemi të ekuilibruar në të dyja fazat. Ndonjëherë të gjithë jemi të prirur të shkojmë në sulm për të shënuar gola dhe kjo është shumë bujare nga ana jonë, sepse rrezikon të dhurojmë. Duhet të jemi të ekuilibruar. E dimë se është një ndeshje që do të vendoset nga detajet, që janë ato që bëjnë dallimin. Brozo apo Çalha para mbrojtjes? Të dy janë shumë të fortë dhe të rëndësishëm për ne. E dimë që nuk duhet të mos lejojmë gjë dhe të dy nuk e bëjnë një gjë të tillë. Inzagi? Është i qetë dhe transmeton energji, duket më në formë se te Lacio”.
E ARDHMJA – “Unë shpresoj të qëndroj tek Interi, por do të shohim çdo të ndodhë. Janë të tjerë ata që do të vendosin për të ardhmen. Unë mendoj për fushën dhe më pas ndodh ajo që duhet të ndodhë. Jam i lumtur këtu, grupi është fantastik dhe ndihem mirë, por unë mendoj vetëm për nesër (sot). Ajo që ndodh nuk varet vetëm nga unë, në fakt nuk varet fare nga unë”.