“CEZ-DIA”/ Gazetari zbardh prapaskenat e çështjes: Dosja ka marrë ngjyrim politik, sa herë afrohet fushata elektorale…

Gazetari Elkier Bushkolaj thotë se ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka asnjë akuzë për çështjen “CEZ-DIA”.

Në një intervistë televizive, Bushkolaj u shpreh se dosja e kësaj çështjeje, ka marrë ngjyrim politik.

Sipas tij, sa herë afrohet fushata elektorale, ka hedhje mediatike të dosjeve që mund të konsidferohen të nxehta të personazheve politikë.

“Absolutisht që po, ka konotacion politik. Kanë qenë personazhe shumë të rëndësishme asokohe, kur është bërë enocnimi i parë për këtë dosje në vitin 2015, ka qenë zoti Gjiknuri. Ai përmendi edhe paraardhësit e tij në ministritë përkatëse që kanë nënshkruar këto marrëveshje, që sipas tij, asokohe kishin favorizuar kompaninë CEZ, mes të cilëve është edhe zoti Bode apo personazhe të tjerë.