Gjykata Kushtetuese merr vendimin drastik për Bordin e ushqimeve

Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën Bordin që monitoron çmimet e produkteve ushqimore.

Ndaj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e aktit normativ të qeverisë. Bordi i Ushqimeve u krijua përmes një akti normativ të qeverisë me 18 mars të vitit 2022 me argumentin e frenimit të abuzimeve në kuadër të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.