“Ndeshje e shkëlqyer”, Inzagi: Xheko nervoz? Shkoi i pari për të përqafuar Lukakun, edhe unë inatosesha kur dilja

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, foli për “Sky Sport”pas fitores 1-0 ndaj Portos në Champions League. Tekniku zikaltër u shpreh i kënaqur për triumfin, teksa komentoi edhe nervozizmin e Xhekos në momentin e zëvendësimit.“Rezultati është i rëndësishëm, patëm një ndeshje të shkëlqyer me shumë raste në pjesën e parë. Jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj një ekipi të madh. Do të nevojitet shumë vëmendje në kthim.

Ne e dimë se çfarë mund të na japë Lukaku. Fatkeqësisht ai kishte një dëmtim serioz, është mirë tani dhe duhet të vazhdojë kështu.

Xheko nervoz? Këto janë pjesë të lojës. Edin ishte i pari që hyri në fushë për të përqafuar Lukakun. Kjo është në rregull. Edhe unë inatosesha kur dilja jashtë (qesh) këto janë gjëra që ndodhin në këto nivele. Ai ka bërë shumë për ne në këto 18 muaj.

Duhet ta lëmë mënjanë këtë ndeshje, të mendojmë për kampionatin dhe më pas rikthimin në Porto”, deklaroi Inzagi.