Interi i Inzagit marshon në Champions, por tifozët kërkojnë në kor Murinjon

“San Siro” është shtëpia e Simone Inzagit, por duket se tifozët zikaltër nuk e harrojnë Zhoze Murinjon, sidomos në netë Champions-i.Të pranishmit në shkallët e stadiumit në ndeshjen ndaj Portos, kanë brohoritur në kor emrin e teknikut aktual të Romës, kore, të cilave u janë bashkuar edhe tifozët portugezë duke marrë parasysh historinë e suksesit të “Specialit” me të dyja klubet.

Por ndërsa hija e Murinjos ka nisur të vërtitet rreth stolit të Inzagit, fitorja e mbrëmshme ndaj Portos ka shërbyer që trajneri të fitojë edhe një herë tjetër respektin dhe dashurinë e tifozëve të tij, mbi të gjitha me shpresat që ka ushqyer për një tjetër Champions të fituar.