Nga Mauro Ikardi te mesfushori i Liverpulit, Maldini piketon një skuadër merkatoje për Milanin.Një çift në mbrojtje, me një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë, më pas një mesfushor dhe në fund dy elementë, duke marrë një anësor të ri të djathtë dhe një “pykë”.
Për disa pozicione ndoshta do të jetë e mundur të punësohen lojtarë të shkëlqyer, të cilët mund të vijnë pa kosto, si për shembull, Alejandro Grimaldo nga Benfika si asistent i Teo Hernandezit dhe Nabi Keita nga Liverpuli për të forcuar mesfushën.
LISTA – Në bazë të numrit të operacioneve në dalje, mes shitjeve dhe huazimeve që nuk do të kthehen në blerje, po aq afrime Milani do të bëjë.
Shembull: Nëse Brahim Diazi nuk blihet nga Reali i Madridit, “Djalli” do të tentojë Husem Auarin, i cili do të lirohet nga Olimpiku i Lionit pasi i skadon kontrata.
Diskutim i ngjashëm nëse largohet Ante Rebiç? Për të zëvendësuar kroatin, rrugët që të çojnë te Noa Langu i Bryzhitose Alen Sen-Maksimëja i Njukasëllit që mund të rezultojnë të jenë çështje më praktike sesa mendohej muaj më parë.
Shumica e buxhetit, kjo është ndjesi aktuale, mund të përdoret për sulmin.
SULMI – Në fakt, Milani nuk e ka harruar Nikolo Zaniolon apo Hakim Ziehun. Njëri nga të dy mund të arrijë në merkaton e transferimeve të verës.
Ndoshta me një thesar të mëtejshëm që rrjedh nga largimet e Zhunior Mesiasit dhe Jasin Adlisë, si dhe Balo-Ture.
Po për rolin e qendërsulmuesit Milani po vlerëson shumë emra: nga Noah Okafor i Salcburgut (i parë, megjithatë, më shumë si një zëvendësues i mundshëm për Rafael Leaon në rast transferimi) te Rasmus Hojlund i Atalantës, duke kaluar përmes Xhanluka Skamakës së Uest Hemit.
Një dëshirë e kuqezinjve është edhe Mauro Ikardi. Ish-kapiteni i Interit kërkon hakmarrje e do të kthehet me dëshirë në Serinë A, aq më tepër me kuqezinjtë ku do të kishte mundësitë e luftës direkte me të kaluarën e tij. Mungojnë edhe 120 ditë nga nisja e merkatos, por kuqezinjtë duken me ide të qarta. Nga mbrojtja në sulm!