SHORTI LIGA E EUROPËS/ Nga Arsenali te Junajtid e Juventusi, skuadrat mësojnë sot kundërshtarët

Liga e Europës mëson sot sfidat e raundit të 1/8-ave, me 16 skuadra që do të njihen me kundërshtarët e tyre.Shorti do të ndahet nga dy vazo, ku skuadrat fituese të çdo grupi do të ndeshen me ekipet fituese që erdhën nga faza “playoff”.

Dy skuadra nga i njëjti shtet nuk mund të ndeshen, ndërsa për të tjerat çdo mundësi është e hapur.

Në vazon e parë ndodhen ekipe si Arsenal, Betis, Sociedad e Fejnord, ndërsa në të dytën janë Juventus, Mançester Junajtid, Roma Sevija, Leverkusen etj.

VAZOT:

VAZO 1: Arsenal, Fenerbahçe, Ferençvarosh, Fejnord, Fraiburg, Real Betis, Real Sociedad, Rojl Union SG.

VAZO 2: Bajer Leverkusen, Juventus, Mançester Junajtid, Roma, Sevija, Shakhtjos, Sporting Lisbonë, Union Berlin.