Vazhdon “tmerri” i autobusëve në Tiranë, pas Unazës, aksidentohet një tjetër urban

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku është përshirë autobusi i linjës së Saukut.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit  të Saukut, ku autobusi është përplasur me një automjet tjetër.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, autobusi i linjës së Unazës është përplasur me tre automjete në zonën e Bllokut, ku 3 persona mbetën të plagosur.