Gazetarja e Panorama TV, Marsela Sinani, e cila ka qenë e pranishme brenda autobuzit në momentin që ka ndodhur aksidenti në Tiranë, ka rrëfyer momentet e ngjarjes dhe atë çfarë ka ndodhur brenda autobusit.
Përmes një interviste për Panorama TV, ajo ka thënë se autobusi mori para 3 automjete dhe nuk arriti të frenonte në kohë.
Sinani tha se në autobuz dëgjoheshin britma të pasagjerëve të lënduar, ndërkohë që ka treguar se një personi iu fut një copë xhami në pjesën mes syve.
“Fytyra ime ishte e mbuluar me gjak. Pashë një ftohtësi nga ana e shoferit që qëndronte në vendin e tij. Nuk jam e sigurt nëse shoferi i autobuzit bëri një tentativë për të parakaluar një automjet tjetër, por unë kam parë se kishte shumë shpejtësi. Ne morëm përpara makinën dhe mund të frenonim, por kjo gjë nuk ndodhi.
Pasi mori makinën e dytë përpara, atëherë pati një tentativë për të frenuar, por nuk funksionoi. Dëgjoja britmat e pasagjereve që ishin në fund të autobuzit. Unë isha në një gjendja me të lehtë, pësova vetëm një shembje. Por kishte persona të tjerë që kishin dorën e çarë të gjakosur, një tjetër person ju fut gjithë xhami ballor i autobuzit te pjesa e syve, ai vetëm ulëriste”, u shpreh Sinani.