Aksident i rëndë, 16-vjeçari humb kontrrollin e mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Cingar në zonën e Gramshit.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar me iniciale E.Q.  Panorama Tv mëson se i riu është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

I riu ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemët.