“Mos rrini në rrjetet sociale, por…”/ Habit Edmond Dragoti dhe ka një thirrje për të gjithë: Bëhej më shumë s*ks…

Sociologu Edmond Dragoti tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në komunizëm bëhej më shumë seks se në ditët e sotme.

“Në kushtet kur 1 në 4 amerikanë nuk kanë bërë seks vitin e fundit, kjo do të thotë që ka rënë ritmi i aktivitetit seksual. Këtë e vumë re edhe pas viteve 90’ në studimet që u bënë në Evropën Lindore kryesisht, që u liruan nga diktatura e komunizmit dhe njerëzit ishin të lirë, ra niveli i aktivitetit seksual. Kjo do të thotë që liria e individit është e lidhur dhe me aktivitetin seksual, në kuptimin që sa më i lirë të jesh, aq më pak seks bën,” – u shpreh Dragoti.

“Bëni më shumë seks! Mos rrini në mediat sociale!” Ky është kryetitulli i New York Times. Thirrja bazohet mbi statistikat se dy të tretat e amerikanëve raportojnë që ndihen të vetmuar dhe madje një në katër të anketuar thotë se as që kanë pasur marrëdhënie seksuale në vitin e kaluar.