Kardinale takon kryebashkiakun, Milani e Interi 50 milionë euro humbje çdo sezon në “San Siro”

Çështja e stadiumit të ri të Interit dhe Milanit ka ngritur jo pak diskutime mes klubeve dhe pas drejtuesve të të dyja klubeve, këtë herë kryebashkiaku i Milanos, Xhuzepe Sala, ka takuar pronarin e kuqezinjve Xheri Kardinale.Në diskutimin që ka paraprirë vendimin përfundimtar të Milanit, që po e konsideron braktisjen e “San Siro”- s si vendin e duhur për të ndërtuar, kryebashkiaku është përpjekur të bindë amerikanin për të kundërtën.

Me vendimet ende për t’u marrë si nga Milani dhe nga Interi, situata nuk duket aq e paqtë, madje duket në kuadrin e emergjencës. Sipas analizës financiare të “Calcio e Finanza”, bazuar në të dhënat e stadiumeve të klubeve të ngjashme europiane, milanezët humbin në total 100 milionë euro çdo vit që kalojnë në “San Siro”, 50 milionë euro secili, një humbje që në fund u peshon bilanceve.