Futja në binarët e gabuar shkaktoi tragjedinë hekurudhore në Greqi, zbardhet biseda e shefit të stacionit

Bisedat mes makinistëve të trenit Intercity 6 dhe stacionistit të Larisës të bëra publike nga mediat greke tregojnë sesi stacionisti pa e kuptuar i udhëzon të futen dhe të vazhdojnë udhëtimin në drejtimin e gabuar. Asnjë prej drejtuesve nuk e kishte kuptuar se sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksiononte. Sipas burimeve hetimore, komandanti i stacionit harroi të që të përdorte çelësin që ndërroheshin binarët dhe nuk e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binar të kundërt dhe më pas e kishte të pamundur që të korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura duke shkaktuar kështu edhe tragjedinë.  Vetë Intercity ishte nisur rreth 48 minuta vonesë nga stacioni hekurudhor i Paleofarsalos nga ku më pas ato pak minuta gjatë nisjes rezultuan fatale teksa u përplas me trenin tjetër. Shefi i stacioni përpara hetuesve pranoi gabimin e tij fatal dhe tanimë përballet me një akuzë të rëndë për vrasje. Komandanti i stacionit, kishte vetëm një muaj përvojë në këtë pozicion. Sipas transkripteve, rezulton se shefi i stacionit e udhëzon makinistin të vijojë udhëtimin nga Selaniku, por në atë linjë po lëvizte treni i mallrave. Shoferi : A më dëgjoni Larisa? Shefi i stacionit: Dëgjojmë. Me numrin 47 kaloni semaforin e kuq të daljes, në semaforin e ri të hyrjes së Poros. Shoferi- VasilI, po iki? Shefi i stacionit – Po mund të largohesh. Shoferi – U krye, natën e mirë! Shefi i stacionit – Paç fat. Të dy makinistët nuk janë habitur nga drita e kuqe që kanë parë përballë, pasi sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksiononte. Duke cituar burime nga hekurudha, mediat greke raportojnë se shefi i stacionit as që e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binarë të gabuar dhe nuk pati mundësi që ta korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura. Nëpunësi i stacionit hekurudhor: A ta kthej? Përgjegjësi i stacionit – Jo, jo lerë ashtu siç është sepse pason 1564.