Të kënaqur me rezultatin, por jo me lojën”, Çavi: Nuk krijuan rast të pastër deri në minutën e 89-të, por kujdes! Reali është shumë i fortë…

Barcelona triumfoi me rezultatin 0-1 në aktin e parë të Kupës së Mbretit të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit të Madridit. Në lidhje me këtë duel, foli dhe trajneri i katalanasve, Çavi, që në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Movistar”, deklaroi:“Rezultati është shumë pozitiv, ndeshja e dytë mbetet vendimtare, por ne jemi të kënaqur me punën e bërë.

Kufizuam Real Madridin që zakonisht ka shumë raste dhe sot nuk patën një të pastër deri në minutën e 89-të. Fituam shumë duele duke luajtur bujarisht kundër një kundërshtari të nivelit të lartë.

Jemi të kënaqur me rezultatin, por jo me lojën që luajmë. Pak ndryshime për ndeshjen e dytë, sigurisht që është një avantazh të luash para tifozëve tanë, por ky Real Madrid është shumë i fortë. Edhe nëse do të kishim pësuar një disfatë sonte do të kisha thënë të njëjtën gjë”, deklaroi Ksavi.