Armando Sadiku e bën “sefte” për vitin 2023, ja 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonist për skuadrat e tyre.Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.

Vendin e parë e mban Armando Sadiku (Kartagjena) me notën 7.5 pasi shënoi golin e parë në La Liga për vitin 2023. Sadiku u hodh në fushë në minutën e 76-të në vend të Pepe, ndërkohë që shënoi në të 82-tën pas asistim të Izquierdo.
Në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt renditen Ernest Muçi (Legia Varshavë), Amir Abrashi (Grasshoper) dhe Odise Roshi (Sakarjaspor) të cilët vlerësohen me notën 7.4 për performancat e treguara me ekipet e tyre.

Berat Gjimshiti (Atalanta) renditet në vendin e 5-të me notën 7.2 për paraqitjen e treguar sa në mbrojtje, ashtu edhe në sulm në ndeshjen e përfunduar 0-0 mes Atalantës dhe Udinezes.