Trump quan Biden një kriminel dhe paralajmëron se do e dëbojë nga Shtëpia e Bardhë: Nëse zgjidhem president, shmanget “Lufta e Tretë Botërore”, ja si do i jap fund konfliktit në Ukrainë brenda 1 dite

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump përfundoi në fundjavë konferencën vjetore CPAC të liderëve konservatorë duke dhënë mesazhe të bujshme dhe duke u zotuar se vetëm ai mund ta shpëtojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga shndërrimi në një “makth të ndyrë komunist” nëse i jepet një shans i dytë për rikthim në krye të Shtëpisë së Bardhë. Tump foli pothuajse dy orë përballë elektoratit që e ka votuar në 2017, duke rikthyer tematikat e kaluara, nga muri ndarës me Meksikën, lufta kundër burokracisë e deri tek përballja me Kinën, por miliarderi 76-vjeçar shtoi edhe disa elementë të përditësuar, teksa po ndez motorët e fushatës si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale. “Do të mbyll konfliktin në Ukrainë dhe do të shkojmë mirë me Putin”, ishte një prej premtimeve, pas kritikave ndaj Joe Biden dhe djalit të tij Hunter, të cilësuar si kriminelë. Gjithashtu ai tha se “Joe Biden është një kriminel dhe asgjë nuk i ndodh kurrë”, tha Trump. Ai deklaroi se me të Rusia nuk do të kishte sulmuar kurrë Ukrainën, dhe paralajmëroi votuesit republikane se ai është kandidati i vetëm i partisë që mund të shmangë Luftën e Tretë Botërore. “Do ti jap fund luftës në Ukrainë brenda një dite”, ka shtuar ai më pas.

Mesazhi i fortë i Kinës

Trump ka kërkuar gjithashtu që Kina të dëmshpërblejë vendet e prekura nga Covid-19 pas raporteve të publikuara që pretendonin se virusi është krijuar në një laborator. BBC shkruan se Trump ka pohuar se ka pasur të drejtë në spekulimet e tij të hershme se Covid-19 doli nga një laborator kinez, duke thënë se Pekini duhet të kompensojë pjesën tjetër të botës për viktimat e të sëmurët e shtruar në spital. “Ata krijuan virusin, e lejuan të përhapet globalisht. Deklarata e ditëve të fundit nga Departamenti Amerikan i Energjisë (DOE) dhe FBI tregoi se virusi ka shumë të ngjarë të ketë rrjedhur nga Instituti Kinez i Virologjisë Ëuhan. Faktet tani janë të qarta dhe i kanë parë të gjithë. Gënjeshtra dhe mashtrimi i Pekinit vranë çdo mundësi për të ndaluar këtë katastrofë vdekjeprurëse globale që në fillim,” tha Trump. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se politizimi e ka bërë më të vështirë përcaktimin e origjinës së virusit. Megjithatë, javën e fundit kanë dalë raportet e FBI-së që pretendonin krijimin e këtij virusi në laborator. Kina u përgjigj dhe akuzoi administratën e Joe Biden për politizimin e gjurmimit të origjinës së Covid-19 për të njollosur Kinën.

Goditja ndaj drejtësisë

Trump shprehu gjithashtu përbuzje, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Xhorxhias, Fanny Ëillis, i cili po heton ish-presidentin për përpjekjen për të përmbysur vullnetin e votuesve në atë shtet. Ky hetim filloi pas rrjedhjes së një bisede telefonike të regjistruar mes ish-presidentit dhe sekretarit të shtetit të Gjeorgjisë, në të cilën Trump i kërkoi zyrtarit të zgjedhur t’i “gjente” atij votat fituese. “Pastaj ju keni një prokurore raciste në Atlanta. Ajo drejtoi gjykatën e kangurit në një telefonatë të përsosur që bëra”, tha ai për Ëillis, i cili është gjithashtu me ngjyrë.

Trump me më së shumti vota në sondazhin e CPAC

Nga ana tjetër Donald Trump mori më së shumti vota në sondazhin e Konferencës Konservatore të Veprimit Politik (CPAC). Duke e parë nga afër sondazhin, Trump theksoi një fitore mes bazës republikane e po ashtu kërkoi rifitimin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024. Trump fitoi me 62 për qind, ndërsa Florida Gov. Ron DeSantis (R), me gjasë rivali i tij më i afërt, erdhi në 20 për qind, raporton The Hill. Biznesmeni Perry Johnson, i cili njoftoi kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë këtë javë, fitoi 5 për qind. Rezultatet nuk janë veçanërisht befasuese; ish presidenti ka marrë vendin e parë në secilën nga pesë sondazhet e mëparshme të CPAC, të cilat vlerësojnë preferencat presidenciale të pjesëmarrësve në konferencë. Trump fitoi anketën e vitit të kaluar në CPAC në Orlando, Fla, me 59 për qind mbështetje. Ndërsa, DeSantis shënoi 28 përqind në atë anketë.