Aakademiku Artan Fuga e lexon në një tjetër këndvështrim mënyrën e festimit të 7 Marsit, ditës së mësuesit.
Ai i uruar mësuesit, por ju ka tërhequr vëmendjen që të mos pranojnë dhurata materiale.
Fuga ju sugjeron mësuesve që t’i kthejnë, mos t’i pranojnë, për të mos shkatërruar nderin profesional dhe figurën e mësuesit.
“E them çdo 7 mars,
Mësues sidomos mësuese, urime për festën e shkollës. Nuk është festa vetëm e mësuesit, por edhe e nxënësve, prindërve. Mos merrni dhurata materiale, mos i pranoni, kthejini mbrapsht me ëmbëlsi, mos shkatërroni jo vetëm nderin tuaj profesional, por edhe figurën e mësuesit.
Bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos plaçkisni familjet!
Në asnjë vend të qytetëruar mësuesi nuk rrëmben gjoja dhurata nga nxënesit, buzëkuqe, brekë, ore të shtrenjta a të lira, këpucë, telefona, lekë në dorë, sepse ky është degradim moral i shoqërisë dhe i shkollës.
Nxënësit ju a japin, por nuk ka të bëjë me rolin e ndritur të mësuesit, kur rriten a shkojnë në stade të tjera e kujtojnë këtë xhest me neveri!