Po shkëlqen me Napolin, ylli i sulmit të “Axurrëve” lëshon bombën: Shkoj në Angli

Viktor Osimhen kërkon që të ndjekë gjurmët e idhullit të tij, Didië Drogba. Bomberi nga Nigeria po bën mrekulli sivjet me Napolin dhe pa dyshim që ndaj tij ka nisur menjëherë joshja e klubeve më të mëdha të Europës.Të gjitha ekipet janë vënë në radhë dhe pavarësisht se presidenti De Laurentis thotë se Osimhen është i pashitshëm, vetë lojtari pranon se në një të ardhme të afërt do të kërkojë një aventurë në Premier Ligë:

“Gjithë jetën jam rritur duke ëndërruar që një ditë të luaj në Angli, ndonëse jam tepër i lumtur te Napoli dhe dua t’i dhuroj ende shumë gjëra të bukura klubit tim. Gjithsesi, pasi të fitojmë disa trofe të rëndësishëm, dua të plotësoj ëndrrën time angleze”.