Humbi jetën tragjikisht nga përplasja e trenave në Greqi, i jepet lamtumira e fundit studentes shqiptare Klaudia Lata. Mes lotësh babai: Vajza ime shkoi, nuk duhet të mohohet përgjegjësia

Ditën e sotme i  është dhënë lamtumira e fundit studentes shqiptare, Klaudia Lata e cila humbi jetën tragjikisht nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë.

Sot, është mbajtur ceremonia mortore, arkivoli i mbuluar me flamurin grek dhe me nderime ushtarake është përcjellë për në banesën e fundit nga trupa akademike ushtarake.

23- vjeçarja studionte për Shkollën Mjekësore Ushtarake SAS në Selanik.

Siç shihet dhe në foto, në ceremoninë e përcjelljes kanë marrë pjesë ushtarakë të shumtë, nga shkolla ku vinte vetë studentja shqiptare Lata për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Familjarë, pedagog e miq kanë marr pjesë në kishën e Agios Dimitrios në Larisa për t’i thënë “lamtumirën” e tyre të fundit dhe nuk munguan lotët në sytë e tyre për humbjen e Klaudias.

Mes lotësh ka reaguar edhe i ati i 23- vjeçarës, teksa shprehet:

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin”. Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor doli i rregullueshëm. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë”, deklaroi ai.

Siç rrëfeu ai, vajza e tij mori diplomën në fillim të dhjetorit dhe kishte vetëm ëndrra në jetën e saj.

“Vajza ime po shkon… Tani çfarë t’ju them tjetër… Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, theksoi ai.