Kapen ‘mat’ me drogë dhe pistoletë, arrestohen dy gangsterët shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi janë kapur me një sasi droge dhe një pistoletë.

Të rinjtë janë përkatësisht 21 dhe 22 vjeç dhe kishin bazën e tyre logjistike në Bressanvido në zonën Via Longhella.

Një prej shqiptarëve u kap me doza kokaine gati për t’u shitur, ndërsa shqiptari i dytë iu nënshtrua kontrollit në mbrëmje, me zbulimin e dozave të tjera kokaine dhe hashashi dhe një pistoletë të vjedhur Beretta. Policia gjatë kontrolleve zbuloi dhe materiale të ndryshme për prerjen dhe paketimin e drogës, 1 peshore, 9 telefona inteligjentë dhe gati 19.000 euro cash. Dy bashkëpunëtorët shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në burgun San Pio X.