PSG-ja mendon për surprizën në merkato, kampionët e Francës gati të transferojnë “dështakun” anglez

Duket se investimet te PSG-ja nuk do të ndalojnë, me sheikët që do të vazhdojnë të hedhin para në mënyrë që të arrihet objektivi kryesor, triumfi në Ligën e Kampionëve.Siç bën me dije “Sun Sport”, kampionët e Francës tashmë po mendojnë të bëjnë një lëvizje surprizë në merkato, për të afruar Herri Meguajër.

Mbrojtësi anglez nuk është në planet e Erik Ten Hag dhe është nxjerrë në shitje nga trajneri holandez.

30-vjeçari ka dhënë shumë performanca negative në sezonet e fundit, duke mos i justifikuar paratë e shpenzuara për të nga Junajtid në verën e vitit 2019.

Gjithsesi, PSG po mendon t’i ofrojë “Djajve të Kuq” plot 50 milionë euro për Meguajërin dhe gjithashtu një rrogë prej 200 mijë paundësh në javë.