Keni bërë plane për fundjavë? Surprizon moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë të hërëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë, më pas reshjte e do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes.

Dita e diel do të ketë mot  me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era  ditën e shtunë do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.