Makina përplas një fëmijë të komunitetit afgan në Shëngjin, e mitura dërgohet në spital. Ja si është gjendja e saj shëndetësore

Një tjetër aksident është regjistruar në vend. Një vajzë 7-vjeçare, pjesë e komunitetit afgan që po jeton në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga makina ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku qëndron.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes.