Po shkëlqen me Barcelonën, dy ekipe angleze “piketojnë” sulmuesin

Braziliani Rafinja po shkëlqen ndeshjet e fundit me Barcelonën teksa shumë herë ka qenë vendimtar duke i dhuruar fitoren ekipit.Këtë e vërtetoi edhe mbrëmë përballë Atletik Bilbaos, ku blaugranat arritën të dilnin me 3 pikë.

Për shkak të formës që po kalon, mediat britanike raportojnë se Çelsi dhe Njukastëll po interesohen për shërbimet e tij.

Londinezët, edhe pse në janar bënë disa përforcime, sërish mendojnë për afrimet dhe braziliani është një prej lojtarëve në listën e tyre të objektivave.